Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në lokalin në Kamëz, arrestohet një prej autorëve

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi me tritol në lokalin në Kamëz, arrestohet

Arrestohet një nga autorët e shpërthimit me tritol dje në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.

58 vjeçari me iniciale B.M., banues në Tiranë  dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e të shtunës, 18 nëntor në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.

Sipas hetimeve ka rezultuar se targat e automjetit tip ‘’Audi’’ janë në pronësi të 58 vjeçarit të arrestuar. 58-vjeçari nuk ka folur para oficerëve të polcisë duke mos dhënë asnjë detaj. Dyshohet se ai mund të ketë qenë shoferi.

Identifikimi i autorëve është bërë i mundur pasi dje u publikuan pamjet nga momenti kur autori i hedh lëndën plasëse lokalit. Nga pamjet duket se autori del me nxitimim nga makina, hedh lëndën plasëse dhe vrapon për te automjeti për tu arratisur.

Lexo këtu: Pamjet nga momenti kur autori hedh tritolin në biznesin në Kamzë dhe arratiset

Për fat të mirë nga shpërthimi në biznesin e Oltjon Muçajt nuk ka pasur persona të lënduar, pasi lokali ishte i mbyllur.

Njoftimi i Policise:

B.M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën "Donald Trump", në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.

Policia e Kamzës thotë se është pranë identifikimit dhe të personit që shfaqet në video teksa ndez tritolin dhe e hedh në lokalin në Kamëz

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese