Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, tek Komuna e Parisit, ku u shpërthye me tritol “Range Rover” i ish-noteres Rezarta Koçi.
Bëhet me dije se gjatë 3 viteve të fundit, janë bërë 4 kallzime penale ndaj saj që kanë të bëjnë me shpërdorim detyre, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.
Burime për media raportojnë se në 2019 është kallzuar penalisht, për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel.
Sipas 4 kallëzuesve noterja akuzohet se u ka përvetësuar atyre shuma të konsiderueshme parash, si dhe për kontrata shitje të pasurive të paluajtshme.
Dyshohet se pikërisht shpërthimi me tritol ka të bëjë me konfliktet që ka pasur me parë noterja.