Vullkani më i madh aktiv në botë, i quajtur “Mauna Loa”, ka shpërthyer ditën e djeshme në ishullin e Hawaiit dhe ujërat përreth tij. Pas 40 vitesh ky është vullkani i parë me përmasa kaq të mëdha në këtë ishull.
Pas 38 vitesh qetësie, “Long Mt.” (siç e quajnë ata në Hawaii) “u zgjua” në Mokuaweoweo , kaldera e majës së vullkanit.
Shkencëtarët në Observatorin e Vullkanit të Haëait njoftuan se banorëve të rrezikuar nga rrjedhat e lavës së vullkanit u kërkohet të jenë vigjilentë dhe të kontaktojnë mbrojtjen civile të qarkut Haëaii për udhëzime të mëtejshme, raporton CNN.
Agjencia e Shërbimit Gjeologjik të SHBA paralajmëroi banorët se gazrat vullkanikë dhe hiri i imët mund të fryhen drejt tyre.
Megjithëse nuk ka shenja të një kërcënimi për komunitetet e afërta dhe nuk janë lëshuar urdhra evakuimi, autoritetet thanë në Tëitter, por dy strehimore u hapën si masë paraprake.