Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi i tubit të gazit në Shkozë, në pranga adiministratorët e karburantit dhe shoferi i autocisternës

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi i tubit të gazit në Shkozë, në pranga

Policia ka arrestuar administratorët e karburantit që u përfshi dje nga flakët në Shkozë, si dhe drejtuesin a automjetit autocisternë.

Autoritetet njoftojnë se këtë të diele janë vënë në pranga shtetasi 38-vjeçar me inicialet Xh.R i cili ishte menaxher i karburantit, pasi subjekti ishte i palicensuar për tregtimin e hidrokarbureve. Në pranga ka rënë gjithashtu shoferi i autocisternës, 54-vjeçari me inicialet M.H, pasi duke parkuar automjetin në karburant, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi.

Me drejtësinë është përballur edhe shtetasi 58-vjeçar me inicialet A.Ç, administrator i karburantit, pasi ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën "Sadik Petrela", të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese