Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka mohuar kategorikisht që të kenë qenë raketat e Ukrainës ato të cilat shpërthyen dje në territorin e Polonisë.
Ai tha se nuk ka “nuk ka dyshim” se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni “nuk ishte ukrainase”. Zelensky u shpreh në një deklaratë për mediet se Ukraina “duhet të ketë akses” në vendin e ngjarjes, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.
Deklarata e tij vjen, pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi “ndoshta” ishte goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm.
Ndërkohë kryeministri polak tha se “nuk mund të përjashtojë” se sulmi, katër milje nga kufiri ukrainas, ishte një “provokim”.