Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, përmbyset një nga zjarrfikëset që do shuante flakët: I preu rrugën një makinë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi i karburantit në Lezhë, përmbyset një nga
Foto nga vendi i ngjarjes

Një nga zjarrfikëset që u nis me urgjencë drejt kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë, ku në orët e vona të mbrëmjes së sotme shpërtheu një pikë karburanti.

Newsbomb.al mëson se zjarrfikëses e cila ishte nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes i ka prerë rrugën një mjet tjerë, 500 metra larg karburantit, dhe në tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë jashtë rruge duke u përmbysur. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga newsbomb.al, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit, ka marrë flakë një karburant në superstradën Lezhe-Laç, ndërsa janë plagosur 6 persona. Katër prej të lënduarëve po marrin mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa dy të tjerët janë nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, ku një prej tyre është shtruar menjëherë në repartin e djegies si pasojë e plagëve të shumta në trup. /NEWSBOMB.AL

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll