Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Shpërthimi i gazit, familjarët e 14-vjeçarit: Ndihmë, nipi u shpërfytyrua nga djegiet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shpërthimi i bombolës së gazit në lokalin e fshatit ishte tragjedi për ne. Në atë ngjarje u plagos nipi im, Eri, i cili është rritur me shumë sakrifica nga familja e tij. Djali është shpërfytyruar nga flakët, ndërsa nuk ka asnjë përmirësim. I lutem shtetit që të mos e lërë të vdesë tim nip.

Është vetëm 14 vjeç dhe duhet “i kthehet buzëqeshja”. Kështu deklaroi dje Mynever Hamolli, nga fshati Beragozhdë i rrethit të Pogradecit, ku dhjetë ditë më parë u plagosën 32 persona. Gruaja e xhaxhait të minorenit u shpreh se minoreni po lufton me vdekjen dhe se shpresa e vetme për shpëtimin e tij, është kurimi jashtë vendit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Mynever Hamolli pohoi se djali i kunatës së saj nuk reagon edhe pse po kurohet nga mjekët në repartin e Plastikës në QSUT, në Tiranë.

Si është gjendja shëndetësore e nipit tuaj, Eri Hamolli?

Flas çdo minutë në telefon me nënën e Erit, e cila më thotë se djali i saj është rëndë. Gjendja e nipit tim nuk është përmirësuar, ndonëse kanë kaluar dhjetë ditë kur ai mbeti i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në lokal. Mjekët e Tiranës kanë thënë se Eri ka pësuar djegie të shumta në trup, është shpërfytyruar. Ai ishte shumë i bukur, ishte si ëngjëll (qan). I lutem çdo sekondë Zotit që ta shpëtojë djalin, sepse ai duhet të jetojë.

Eri, është fëmija i vetëm i vëllait të burrit tuaj?

Jo, ai ka edhe një motër më të vogël. Eri është rritur me shumë sakrifica, babai i tij ka punuar në emigracion, ndaj dhe e ëma e ka pikë të dobët. Ajo mburrej gjithmonë me Erin, thoshte shpesh e kam djalin më të bukur të fisit. Kjo ishte një tragjedi e vërtetë për ne. Unë e kam rritur vetë dhe e dua shumë atë djalë. Është i sjellshëm dhe mjaft i edukuar. Fati u tregua mizor me të sepse është më i dëmtuari nga ajo ditë e mallkuar. Na shkatërroi të gjithëve, kushdo qan dhe lutet për jetën e Erit.

Cili është apeli juaj?

Ne duam dhe i lutemi me shpirt shtetit shqiptar ta dërgojë djalin tonë për kurim jashtë vendit. Ai nuk po përmirësohet këtu. Nuk jep asnjë reagim. Duhet urgjentisht të niset jashtë shtetit, në një spital të specializuar. Ne nuk kemi mundësi ta dërgojmë, pasi jemi të varfër, ndaj i lutemi, i përgjërohemi dhe i bëjmë thirrje shtetit ta ndihmojë Erin e vogël dhe t’i kthejë atij buzëqeshjen. /Gazeta Shqiptare/

Më shumë


spot_img









spot_img