Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Mamurras, kush është biznesmeni që i vendosën tritol në derën e shtëpisë, vëllai i ish-gjyqtarit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi i fuqishëm në Mamurras, kush është

Shpëtim Ndreca është biznesmeni nga Mamurrasi të cilit mbrëmjen e djeshme i vendosën një sasi tritoli në derën e shtëpisë. Shpërthimi i fortë u dëgjua në gjithë zonën, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Newsbomb.al mëson se Shpërtim Ndreca është vëllai i ish-gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu B.Ndreca. Shkak i shkarkimit të këtij prokurori nga detyra, është bërë pasuria e njëë familjari të tij. Nuk dihet nëse bëhet fjalë specifikisht për pasurinë e biznesmenit Shpëtim Ndreca apo jo.

Ky i fundit njihet si biznesmen në zonë pasi ka në pronësi një fabrikë mielli dhe një stallë derrash; të dyja pranë shtëpisë ku banon dhe ku i vendosën tritol. Grupi i hetimit ka nisur verifikimet që prej mbrëmjes së djeshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe autorëve.

Nuk dihet nëse ngjarja e regjistruar dje ka lidhje me punën e Ndrecës si biznesmen në Mamurras, apo me ndonjë problem tjetër familjar të tijin që lidhet me karrierën e të vëllait në sistemin e drejtësisë, shkruan newsbomb.al. Gjithashtu, Shpëtim Ndreca rezulton se është i ndarë nga bashkëshortja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll