Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Fushë Krujë: Kush është Arben Pëllumbi, i vendosën 4 herë tritol në shtëpi, 2 herë brenda 1 muaji

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi i fuqishëm në Fushë Krujë: Kush

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë, në derën e shtëpisë së shtetasit Arben Pëllumbi. Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në shtëpi nuk kishte asnjë person.

“Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë”, njofton Policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan newsbomb.al. Pronari i shtëpisë, Arben Pëllumbi është një emër i njohur për Policinë e Fushë Krujës pasi kjo nuk është hera e parë që i vendosin tritol.

Për herë të parë, më 2 tetor 2020 shtëpisë së Arben Pëllumbit i është vënë tritol dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi pronari nuk jetonte aty. Disa javë më vonë, tritol iu vendos dhe shtëpisë së vëllait të tij në Krujë.

Pikërisht, në këtë shtëpi jeton Arben Pëllumbi me fëmijët pasi ka nënën e sëmurë.

Në mars të këtij viti, pas dy shpërthimeve të para, shtëpisë së Arben Pëllumbit iu vu sërish tritol. Policia nisi hetimet për të treja rastet, por më kot, asnjë autor nuk është identifikuar dhe arrestuar. Vetë Pëllumbi ka thënë se dyshon te një miqësi e prishur disa vite më parë.

Pas një muaji nga shpërthimi i fundit me tritol, fshati Halil i Fushë Krujës u trondit përsëri mbrëmjen e djeshme, shkruan newsbomb.al. Në oborrin e shtëpisë së Arben Pëllumbit u regjistrua e njëjta ngjarje, për herë të katërt, ndërsa Policia ka dështuar të zbadhë ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu