Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthimi i fortë në një minierë ari në Kinë, të bllokuar dhjetëra minatorë: Mos ndaloni derisa të na gjeni...

Shkruar nga Newsbomb

Në një minierë ari në Kinë, 12 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë prej thuajse 7 ditësh tashmë, pas një shpërthimi të fortë që ndodhi.

Operacionet kërkimore fatmirësisht kanë rezultuar me sukses, pasi është vërtetuar që minatorët janë ende gjallë.  

“Mos ndaloni deri sa të na gjeni”, shkruhej në letrën që minatorët e kishin lënë në koshin e ushqimeve që i janë dërguar nën tokë.

letra.jpg

Tashmë është vendosur edhe një lidhje telefonike me ta, ndërkohë që vetëm dy minatorë kanë arritur të komunikojnë. Fati i 10 minatorëve të tjerë mbetet ende i paqartë.

Sondazh

Poll