Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthimi i Covid-19, 'KARANTINOHET' sërish Kryeqyteti Europian

Shkruar nga Newsbomb

Madridi do të jetë ndër kryeqytetet e para që do të përballet me një mbyllje të pjesshme në kuadër të masave parandaluese të Covid-19.  

Qyteti dhe komuna të saj po përgatiten për të hyrë në një karantinë të dytë, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi 11.325 raste të tjera me virusin e ri (COVID-19) dhe 113 vdekje.

Qeveria spanjolle e Madridit lëshoi një dekret për të izoluar kryeqytetin spanjoll dhe nëntë qytete rreth tij nga ora 10 e mbrëmjes së sotme. Urdhri u lëshua pasi qeveria qendrore e Spanjës detyroi zyrtarët e Madridit të shtrëngojnë masat, por qeveria e Madridit paraqiti një kundërshtim ligjor për të rrëzuar masat.

Por tani për tani, qyteti i Madridit dhe zona të tjera të prekura rëndë nga coronavirusi nuk do të lejojnë që njerëzit të dalin nga komunat e tyre për shkaqe të pajustifikuara. Në zonat e izoluara, baret, restorantet dhe palestrat mund të punojnë me një kapacitet prej 50% dhe duhet të mbyllen deri në orën 23:00.

Masat do të rishqyrtohen çdo javë dhe kur situata epidemiologjike të përmirësohet qeveria qendrore do të lejojë rihapjen.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, niveli i infeksioneve të reja me coronavirus në Madrid ka shënuar rënie këtë javë, por ka pasur vonesa në rritje të raportimit të tyre. Në Madrid, tubimet shoqërore janë të kufizuara në gjashtë persona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu