Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

SHPËRTHIMI elegant i Halim KOSOVËS: I rashë derës së PD, më thanë: Do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin. Më falni 100 herë po dikush me dy palë benevrekë…karakteristika kundër meje: Nuk shaj PS (PJESË NGA INTERVISTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c79959241d971b9cbaaba1963ad7167e

Halim Kosova, mjek, ish-deputet i PD, në një intervistë për “A Krasta Show”, ironizon me komisionin e seleksionimit të kandidaturave të krijuar në PD, e vecanërisht me dy eksponentë të këtij komisioni Genc Ruli dhe Bujar Nishani. Në intervistën e gjatë, vec kritikave për komisionin, ka analizuar edhe humbjen e tij për bashkinë e Tiranës. “më vodhën votat komisionerët e PD”, tha Kosova, “po askush në PD nuk më pyeti asnjëherë se pse e ngrita këtë akuzë”.

Halim Kosova tha ndër të tjera se shpeshherë ka kritikuar edhe Bashën për qëndrimet e mbajtura në parlament. Dhe mënyrën sesi duhet të sillej kreu I opozitës në atë sallë. Për Kosovën, fakti që Shqipëria po shpopullohet, nuk është vetëm faji I maxhorancës, por edhe I opozitës.

Dhe pse I lënë mënjanë, ai thotë se do të vazhdojë deri në fund të punojë që në PD të kthehen ato vlera për të cilat Kosova ka punuar.

Pjesë nga intervista e Halim Kosovës në “A Krasta Show”:

–              Të krijohet përshtypja se ti i dhe partisë në atë moment…

Po këtë e kam bindje, unë shkova për të dhënë. Jo për të marrë. Cfarë do të merrja unë?

–              Mendon se një parti harron?

Unë për momentin, nuk e di që sot që po flasim, që është mirë të kesh simpati të mëdhaja në popullatë kur je në një parti, apo të jesh njeri mediokër që je apo s’je nuk i hyn në punë njeriut. Këtë unë e kam ma kanë vënë në dyshim, se dëgjoja një natë në një emision që asnjë njeri tek pullë nuk mund të marrë 9996 vota për tu bërë. Se sbën u duhet parti. Dhe aty u hap diskutimi që nuk kemi një njeri të vetëm që të ketë marrë një votë më tepër në një parti duke dalë kandidat. Dhe unë thashë: po mirë more, unë mora 45 mijë vota mbi partinë që njëherë basha në atë kohë më tha se “ore e kupton që ke marrë vota më shumë sesa Fieri dhe Durrësi bashkë, më shumë sesa partia”. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Po që….

–              Këto kohët e fundit PD ka filluar një sistem votimi të brendshëm që ngjan me primaret. Ka një komision me njerëz të njohur të PD, Mustafaj një personalitet I letrave…

Kam respekt…

–              …Genc Ruli I cili është një nga mendjet më kalkulative, maverike me dritëhijet e veta, por kush nuk është. Pyetja ime është: ke besim te ky komision?

Me sa di unë e ka mbaruar punën ky komision. Unë I mbahem asaj dhe e kam të vërtetuar nga jeta: cdo familje, komision, institucion, qeverisje merr fytyrën e atij që drejton. Pikë. Sado njerëz të kesh ti në kolektiv se s’bën do bëhet me fytyrën e drejtuesit. Dhe këtë e kam parë vetë. Po ajo administratë ishte abuzonte. Erdha unë, nuk abuzoi më. Ika unë se më zëvendësuan, prapë abuzoi. Erdha unë, prapë nuk abuzoi. Dmth roli kuc I individit në krye të dickaje është jashtëzakonisht I rëndësishëm. Aq sa merr fytyrën e tij. Basha, ma ka kërkuar me insistim që të drejtoj Komisionin e Etikës. Ma ka propozuar për herë të parë sa do të nisej në Bruksel dhe më thotë: Të lutem shumë më jep fjalën. Nuk është se është propozimi I parë. Më ka bërë edhe të tjera, po shumë të rëndësishme, të vlerësueshme në PD por që I thoja se nuk më shkon kjo punë. Psh, kryetar I PD për Tiranën, nuk e bëj dot se kam edhe gjëra të tjera. Kur ma ka thënë këtë unë vetëm qesha se nuk gjeja arsye për ta kundërshtuar. Ai më thotë: aman ma thuaj po se do nisem në Bruksel se është e rëndësishme. Mirë dakord I thashë dhe I dhamë dorën njëri tjetrit. Dakord, ty të emëron se do bëhet një punë e madhe dhe falë ambasadës së SHBA që më ka ndihmuar jashtëzakonisht sepse duhet të marr një material, dhe ishte 129 faqe. Materiali do përkthehet, ti do ta adaptosh në kushtet tona. Dhe doli një dicka jashtëzakonisht e rëndësishme për PD dhe qeverisjen e nesërme. Ajo që nuk është përmend në asnjë nga këto mbledhje pyetësorësh, leqë nuk I ka lexuar njeri fare dhe unë jam I bindur për këtë, nuk është përmendur një kapitull I rëndësishëm që me c’shof ka lënduar njerëz. Kapitulli që thotë që “Adi nuk bën për këtë punë”, Adi të ketë të drejtë të ankimojë. Në rregulloren që kisha ndërtuar unë, ishte ky ballafaqimi. Kjo është e rëndësishme për të mos brengosur njerëzit sepse kjo është e rëndësishme pas vitit të ri.

Basha përdor një lloj melhemi me c’kam kuptuar, për të mbyllur këto plagë duke I thënë “c’ke ti, varja Gencit, këtu jam unë brenda strukturave do e rregullojmë këtë punë”. Kështu I ka thënë të gjithëve. Por që të shërohet një plagë, nuk do lyer me llac sipër ta mbulosh. Ajo plagë duhet të dalë në rrezen e diellit që të shërohet. Vetëm rrezja e diellit mbyll mikrobet. Ka ngelur një dicka që do të ketë kosto për PD.

Ndërtimi i pyetësorit, kur mu hoq mua nga dora dhe u cua në një drejtim tjetër puna e parë që mendova është kjo: ti rëndësi ka që ke bërë një pyetësor. Rëndësi ka që pavarësisht nga qëllimi, PD ka një formular përmes të cilit ka filtrim të mirë të njerëzve për tani dhe për të ardhmen. Gjithmonë i kam thënë vetes që ta përdore kush të dojë. Basha me shumë kujdes zgjodhi një njeri që për 30 vjet është lodhur për PD. Njëherë nuk i ka dalë zëri për abuzime për vjedhje, për korrupsion. Që kur e sheh në fytyrë, që kur e sheh një zemërgjerësi, largpamësi, një dritë për të ardhmen. Dhe kjo nuk e di sesi po…komentin më të gjatë do ta lë pas vitit të Ri. Por le tia lëmë, le të presim gjelin e detit.

–              Je mjek I njohur, independent financiarisht, në vitet e tua më të mira. Fëmijët I ke jashtë. Ke gjithcka që ti do. Po sikur të të ndodhte që me një votim në atë komision ti nuk ke marrë aq vota sa duhen dhe ti kthehu në jetën private? Do kishe shkuar në LSI?

Ku?

–              Në LSI…

Nuk jam nga ata që ndërroj, pavarësisht për vlerësimin tim po unë do të…në 2002 kryeministri I kohës mblodhi 40 vetë të sistemit shëndetësor. I vetmi sector që nuk jam I informuar është sektori shëndetësor. Unë ju kam thirr sot si ta përmirësojmë. Mbledhja zgjati 4 orë. Unë fola I parafundit. I thashë: zoti kryeminitër me cfarë po vë re sot: nëse nisesh të bësh një punë të ndershme, ti kthen kokën dhe nuk gjen asnjë nga pas që të ndjekë. Nëse nisesh për korrupsion, kthen kokën dhe e ke rreshtin plot. Nëse do të jetë e vërtetë për Shqipërinë, për të ardhmen, do të jetë e rëndë për vendin. Dhe ai e mbylli dhe tha “e njerëz si ky na duhen”. Kaq. Vijmë sot. Me shumë dhimbsuri vëj re, që më mirë merren vesh dy hajdutë dhe dy të korruptuar sesa dy të ndershëm. Dhe më vjen keq për vendin që pas kaq vitesh, tani është përforcuar më shumë. Kjo e do një ilac se sbën. Nëse më pyet njeri dhe I kam bërë pyetje vetes se pse janë të mërzitur shqiptarët sot, që nuk dinë cilës anë ti besojnë. Unë nuk di si do votojnë në 25 prill por informacioni që kam sot është se janë shumë të mërzitur me të gjithë palët dhe kanë humbur besim. Kur njerëzit marrin cantat dhe ikin jashtë vendit, absolutisht nuk ia vej vetëm maxhorancës, ia ngarkoj edhe opozitës që nuk krijon besimin që njerëzit të rrinë këtu. Dhe do luftoj që ti kthehet besimi PD, me menyrën time do të jem factor vendimtar të kthejë besimin.

Ju më  bërë një pyetje, unë po bëj një si modifikim. Shkova dhe trokita te dera e PD. I thashë se unë kam mundësi të ndihmoj në sektorin shëndetësor. Kam mundësi të ndihmoj në pastërtinë e figurës, të bëj vizita falas e ta shoh cep me cep edhe nga pacientët. Mirëpo dera ishte mbyll. I rashë i rashë, nuk u përgjigj njeri. Sa duke ik dëgjova se kishte zëra. Kthehem dhe i bie dhe njëherë më fort që hape se jam unë. Kur nga mbrapa, një zë, as burrë as grua më thotë: ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin. Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar. Thotë që kam dy karakteristika të këqija sipas komisionit: e para që Nuk shaj PS, turp i madh menjëfjalë, sikur kam shku me sha unë aty, dhe e dyta është që sipas atij Nishanit, që pavarësisht se, do më falni 100 herë po kshu e kam gjithë ditën në mendje që të kesh dy palë benevrekë , kështu ca i thonë pampers në prapanicë dhe të thuash se ky është i lodhur po unë do hyj të jap gjak të ri të jap kontribut në PD, jo nuk e di sesi mund të ndodhë kjo. Megjithatë, unë jam tip luftarak, sepse jetën e kam bërë me luftë I vendosur se ajo është rruga më e mirë. Dhe po e ndava mendjen se kjo është rruga e duhur, nuk ka njeri që më ndalon. Për të mirën e PD dhe të vendit.

–              Për Tiranën ti kishe përgjegjësi për humbjen. Nuk mund të jetë humbja e të gjithëve dhe jo e lojtarit kryesor…

E para e punës, kur kam pranuar detyrën e drejtorit të maternitetit kurrë nuk kam menduar që të bëhem sot drejtor, e nesër ministër. Por kam menduar nëse në klinikë ndihmoj 30 vetë, pse të mos ndihmoj 300. Kur pranova të kandidoj mendova: ore ky popull paska qenë i pafat. Nuk e ka provuar njeriun e ndershëm. Le ta shohë njëherë ndryshimin. Dhe ky ishte morali. Por votat kanë qenë nga të gjitha krahët. Dhe në darka miqësre me socialistë e demokratë ma kanë thënë socialistët: na e grive PS në Tiranë. Nëse do ti vësh re logos që PD kishte në fushatë ishte “Punë dhe Dinjitet”. Eksperti amerikan mua ma ndërroi, “Punë jo fjalë”. Ky është karakteri im. Kjo ka qenë moto. Dhe ky fondacion që do të bëj tani për zonat pa mjekë, familje me ndihmë sociale, për studentët, te maskat kam porosit “punë jo fjalë” dhe me këtë moto do vazhdoj.

Shembulli eshtë I thjeshtë unë po shkoj të ndihmoj dikë që ka nevojë. Hipi në autobus dhe vrs mendjen si ta ndihmoj dhe kur hyj në spital për të shkuar te I sëmuri, shoh se më kanë vjedhur portofolin në autobus. A kam faj unë që ma vjedhin portofolin duke menduar për një qëllim të mirë, apo ka faj hajduti që më vodhi portofolin? Ajo që është me e bukur është se komisionerë të PS më kanë referuar me ekzaktësi sesi komisionerë të PD kanë tjetërsuar votat e mia. Dhe komisionerë të PS merrnin shokët e mi dhe I thonin: lajmëroni doktorin se po I tjetërsojnë votat. Pikëpyetje e kam këtë punë, e kam thënë në PD…

–              Cila ka qenë përgjigja?

Nuk mora përgjigje por pyetja ishte kjo: ore ju kam thënë ka komisionerë të PD që më kanë vjedhur votat mua. Kur ato heshtin ca do bëjmë. Ndodhi 2017 prapë keq PD. Por si s’ më pyeti njeri “ore kush janë këta komisionerë”? cilët janë emrat që minimum mos ti vëmë më. Autorë të vjedhjes së votave të mia, të jenë kryetar të PD në periferi të Tiranës është qesharake dhe e dhimbshme. Ore sa them me vete: kanë dashur këta të fitoj unë apo jo?

–              Ke qenë dhe deputet. Si ke ndenjur atje i qetë?

As nuk kam ndenjur I qetë. Agresiviteti brenda parlamentit ishte I papranueshëm. Qoftë edhe mënyra sesi kryeministri I drejtohej opozitës se unë isha te rreshti I tretë dhe e shifja me një agresivitet sikur kishte armikun më të madh përballë. Sa njeherë thashë me vete: si nuk e shijon fitoren ky. Ashtu sikurse nuk më kanë pëlqyer veprime të PD dhe nuk e kam lënë në vetvete në brendësi po e kam thënë në grupin parlamentar. Ia kam shprehur edhe zotit Basha në vecanti: që nuk të shoh dot duke bërë këtë veprim në parlament. Ti je i shkolluar jashtë nuk fiton pikë. Dhe më ka thënë: po se bëra unë nuk e bëjnë as të tjerët. Po le mos ta bëjnë. Mos e bëj një gjë që nuk të shkon. Dmth vërtet e kam parë në syrin si Basha të jetë në lartësi dhe si PD të jetë një parti dinjitoze. Njëherë kam thënë në fjalën time: të dy palët diskutojmë sit ë përmirësojmë jetën qytetarit por taktikat dhe ofertat duhet të jenë bojëqielli pak me e errët, ose rozë pak më e kuqe. Po ska mundësi të jenë bardhezi. Se nëse cdo parti është për të rregulluar jetën e qytetarit, nuk ka mundësi të ketë kaq kontradita në mendime. Mund të jesh opozitar, por jo armiq. Në atë terren ishte e pamundur.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img