Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthime të forta në Lviv, qielli mbulohet nga tymi i zi

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthime të forta në Lviv, qielli mbulohet nga tymi i zi

Shpërthime të forta janë dëgjuar ditën e sotme në Lviv në perëndim të Ukrainës.

Lviv është goditur nga sulme të shumta raketore. Tymi po fryn në të gjithë horizontin e qytetit. Duket se ka pasur tre raketa, që kanë goditur pranë kullës së komunikimit të qytetit.

Një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit Lviv tha “pati tre shpërthime të fuqishme pranë Lviv në anën e Kryvchytsy, tani ka një alarm ajri, kështu që ruani qetësinë dhe jini në strehë”.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.