Hapësire reklamuese

Rajoni

Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, arrestohen 4 persona

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro,

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë me dije se ka ndodhur një shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Nikosia të Qipros. Shpërthimi ndodhi vetëm rreth 30 metra larg hyrjes së ndërtesës.

Mediat greke kanë raportuar se në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, midis të cilëve edhe mjete piroteknike. Si rezultat i hetimeve është zbuluar një objekt metalik që përmbante nje sasi të vogël të lëdës piroteknike. Sipas autoriteteve nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Megjithatë, menjëherë pas shpërthimit janë vënë në pranga disa persona.

Dy persona u panë duke ecur në mënyrë të dyshimtë në zonë, ndërsa një makinë u pa aty pranë me dy persona të tjerë brenda.

Brenda makinës policia gjeti dy thika dhe një çekiç, si pasojë e të cilave pronari i saj 21-vjeçar u arrestua për armëmbajtje.

Të katërt, të moshës nga 17 deri në 21 vjeç, u dërguan në zyrat e CID (Departamenti i Hetimeve Kriminale) për pyetje të mëtejshme.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes ndërkohë që po kryhen kërkimet në zonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese