Një shpërthim gjigand në një tunel bërthamor në veri të Koresë së Veriut i ka marrë jetën më shumë se 200 punëtorëve.
"Usa Today" bën me dije se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një test bëthamor gjë që ka sjellë më pas edhe shembjen e tunelit.
Mediat aziatike thonë se rreth 100 vetë aktualisht janë të bllokuar në një tunel i cili shtrihet në jug të malit Mantapsan, 50 milje nga kufiri i Koresë së Veriut me Kinën.
Më herët sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis kishte paralajmëruar të shtunën se kërcënimi i sulmit të raketave bërthamore nga Korea e Veriut po përshpejton duke rritur rrezikun edhe për vetë koreano veriorët.