Shpërthim në një tren nëntokësor të linjës Parsons Green, në jug-perëndim të Londrës.
Zyrtarët dhe ambulancat janë në vendin ngjarjes pas raportimeve për një shpërthim e për të plagosur të cilët kanë pësuar djegie në fytyrë. Dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një armë artizanale.
Ndërkohë bëhet me dije se kanë dalë fotot e para të të plagosurve me djegje nga shpërthimi. Ngjarja po hetohet nga komandat e antiterrorit në Londër.
“Jemi duke hetuar ngjarjen”, thonë zyrtarët vendas.