Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim në Lushnjë, i vendoset tritoli për herë të tretë banesës së Arben Turkut

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim në Lushnjë, i vendoset tritoli për herë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Burime për mediat bëjnë me dijë se rreth orës 21:45, në lagjen 18 Tetori, ka ndodhur një shpërthim tritoli në banesën e Arben Turkut.

Burime për mediat bëjnë me dije se pronari i banesës, Turku, ndodhet jashtë Shqipërisë, në Angli. Si pasojë e shpërthimit nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale,  ndërkohë theksojmë se kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritoli në banesë këtij shtetasi.

Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe dy herë të tjera në të shkuarën. Më herët është bërë me dije se në banesën e Turkut, jeton kunati i tij, Altin Lamçe së bashku me familjen.

Hera e parë që është vendosur tritol ka qënë në 1 nëntor 2022. Persona të paidentifikuar kishin vendosur lëndë plasëse, tritol, në automjetin e Lamçes, e cila ishte vendosur në afërsi të banesës. Fatmirësisht si pasojë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, ngjarja tjetër ndodhi vetëm një muaj më pas, më 31 dhjetor 2022. Një sasi tritoli ishte vendosur në banesën e Arben Turkut, ku jetonte Lamçe, i cili në momentin e shpërthimit ndodhej së bashku me pesë anëtarët e familjes së tij.

Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk u raportua për persona të lënduar. Është ende e paqartë pse sulmohet banesa ku jeton Altin Lamçe, pasi ky i fundit nuk njihet si person problematik. Lamçe merret me tregti fruta-perimesh, ndërsa kunati i tij, Aben Turku, prej vitesh jeton dhe punon në Britani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese