
Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 02:25 në aksin Fushë-Krujë- Krujë, në afërsi të lagjes "Zim Zeneli" të këtij qyteti.
Nga shpërthimi i fortë është hapur një grope ne rruge, si dhe janë thyer xhamat e disa banesave dhe bizneseve aty pranë.
Ende nuk dihet motivi dhe objektivi i këtij shpërthimi i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak:
Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.