Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Naim Stafukës në Fushë-Krujë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur pak çaste më parë në banesën e Naim Stafukës në Fushë-Krujë.

Paraprakisht raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e ndërtesës tre katëshe, dhe ka shpërthyer duke shaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit, i cili u zhduk në 2015-ën, pasi disa persona e rrëmbyen në qendër të qytetit.

Vetë Naim Stafuka, i cili nuk ka rreshtur së kërkuari vëllain e tij, ka pohuar se është kërcënuar disa herë për këtë çështje.

“Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë tek vëllai yt”,” tha Naim Stafuka në intervistën e bërë në nëntor të 2021.

Enver Stafuka dyshohet se ishte filmuar në një video-kasetë teksa pohonte vrasje të bujshme të kryera me pagesë nga grupe kriminale në atë zonë, çka mendohet se ka sjellë edhe hakmarrjen ndaj tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img