Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Shkodër (Detaje)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me tritol në Shkodër (Detaje)

Shpërthim me tritol është shënuar herët mëngjesin e sotëm në një banesë në lagjen "Tomë Kola”, Shkodër.

Policia njofton se shpërthimi është shënuar rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen "Tomë Kola", është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese