Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Shkodër, alarmohen qytetarët (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës, pranë Unazës së qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryqëzimin pranë shkollës Pyjore, dhe ka frikësuar qytetarët që ndodheshin aty pranë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi biznesi ka qenë i mbyllur.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Është rrethuar zona dhe po merren në pyetje disa qytetarë, teksa mësohet se shërthimi i fuqishëm është dëgjuar në disa zona të qytetit. Ende nuk bëhet me dije identiteti i pronarit të lokalit, nëse është person me të kaluar problematike apo jo, gjë që mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se sot në Shkodër ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili foli për kanabizimin në vend dhe situatën kriminale. 

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen "Tom Kola", Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll