Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim me TRITOL në oborrin e një banese në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Shpërthen tritoli në oborrin e një banese në Durrës.

Mesohet se lënda plasëse ka shpërthyer mesditën e sotme në shtëpinë e shtetasit me iniciale Q.H., 54 vjeç, në lagjen 17 të Durrësit.

Bëhet me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale.

Persona të paidentifikuar kanë hedhur tritol në oborrin e banesës së 54-vjeçarit që jeton vetëm me gruan pasi fëmijët i kanë në emigrim.

Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu