Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në rrugën “Sali Butka”. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se lokali është në përdorim nga Armand Xhaferraj, prej disa kohësh e kishte marrë me qira.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Sondazh
Poll