Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë, hera e dytë që i vendosin tritol në banesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ac742db730fe75487bf25b3a0a8a4eec

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Newsbomb mëson se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetasit Arben Pllumi. Bëhet me dije se kjo është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol.

Pritet të shkojnë në zonë forcat xheniere për të kontrolluar nëse ka lëndë të tjera plasëse. Mësohet se nuk ka të lënduar pasi në shtëpi nuk banon njeri, ndaj ka patur vetëm dëme materiale. Më herët i është vënë eksplozif edhe vëllait të Arben Pllumbit.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e  banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img