Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthim me bombë në Shën Petersburg/ Vdes blogeri ushtarak rus, 16 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me bombë në Shën Petersburg/ Vdes blogeri ushtarak

Një shpërthim me bombë është regjistruar në një lokal në Shën Petersburg ku ka vdekur blogeri i njohur ushtarak rus.

Blogeri i njohur ushtarak rus, Vladen Tatarsky, i lindur Maksim Fomin, u vra në një shpërthim në lokalin e tij në Shën Petersburg, ndërsa 16 persona u plagosën.

Lokali është i njohur për mitingjet e "ushtarëve dixhitalë" të Moskës, të cilët punojnë në mediat sociale për të mbështetur atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë.

Sipas mediave vendase, shpërthimi në lokalin e Shën Petersburgut, ku humbi jetën blogerin e njohur Vladlen Tatarsky, është shkaktuar nga një “lëndë plasëse” e futur nga një prej klientëve të lokalit.  Mediat lokale nuk bëjnë ende askënd përgjegjës.

Gjatë vitit të kaluar, Tatarsky mori pjesë pjesë gjithashtu në ngjarjet e Kremlinit. Në një rast ai kishte postuar një video ku thoshte “do të vrasim aq sa duhet”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese