Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Shpërthim me bombë në një shkollë fetare në Afganistan, humbin jetën disa nxënës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fetare në veri të Afganistanit, ku ka humbur jetën disa nxënës.

Bëhet me dije se shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan dhe la shumë viktima dhe të plagosur. Lajmin e ka bërë me zëdhënës i ministrisë së brendshme për BBC.

Numri i të vdekurve mbetet i pasigurt dhe dy zyrtarë provincialë i thanë BBC-së se 17 persona vdiqën  nga shpërthimi.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga lutjet dhe një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.

“Të gjithë ata janë fëmijë dhe njerëz të zakonshëm”, citohet të ketë thënë një mjek.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të “identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre”.

Më shumë


spot_img









spot_img