Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Shpërthim me bombë në metronë e Stambollit, 1 i plagosur (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8046343c9ad89b1539e720347cf05cfa

Shkaku i shpërthimit pranë një stacioni metroje në Bajrampasha të Stambollit sitën e sotme (01.12) ishte një bombë e lënë në anë të rrugës, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve thuhet se ekipet e hetimit në vendin e ngjarjes dhe specialistët e anti-eksplozivit pasi kanë kryer ekspertizën në vend ngjarje kanë dalë në konkluzionin se shkaku i shpërthimit ka qenë një bombë e lënë në anë të rrugës pranë kryqëzimit Kadife.

Ndërkohë burimet policore thonë se lloji i bombës do të përcaktohet pas hetimeve të copëzave dhe provave të tjera materiale të mbledhura në vend ngjarje.

Nga ana tjetër në kamerat e sigurisë vërehet se pak sekonda përpara shpërthimit të bombës duket se në rrugë ka kaluar një autobus i cili transportonte personel të forcave policore.

Dyshohet se shënjestra e bombës ka qenë autobusi në fjalë.

Pas ngjarjes policia e Stambollit ka marrë masa të larta sigurie rreth vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë burimet policore kanë thënë se kanë nisur një aksion të gjerë në zonë për të kapur personat përgjegjës mbi këtë sulm.

Ndërkohë Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin tha më parë se nga kjo ngjarje nuk ka viktima dhe se një person është i plagosur.

Bu video Adobe Flash Player’ın son sürümünü gerektirmektedir.

Adobe Flash Player'ın son sürümünü indirin.

Më shumë

spot_img
spot_img