Hapësire reklamuese

Rajoni

Shpërthim i madh në një lokal në Gjakovë, raportohet për 9 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një lokal në Rahovec të Gjakovës.

Policia e Kosovës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 18:55 në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” që dyshohet të jetë shkaktuar nga nga bombola e gazit.

Mediat në Kosovë raportojnë se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 9 persona të cilët po trajtohen me ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë). Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit. Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk kemi informata te hollësishme”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.