Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Lushnje, dëmtohet dhe hyrja e shtëpisë pranë asaj që iu vendos C4 (EMRI pronarit)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm tritoli në Lushnje, dëmtohet dhe hyrja

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.35 të mëngjesit, në lagjen “Gafurr Muço” të qytetit.

Policia bën me dije se, lënda plasëse është vendosur në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Besnik Çoku. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Informacion Paraprak/ Lushnjë

Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll