Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shpërthim i fuqishëm nga rrjedhja e gazit në Siçili, shemben 4 ndërtesa: Zjarrfikësit nxjerrin 7 trupa të pajetë, 2 janë të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb

Një tragjedi ka ndodhur në Siçili, në vendin fqinj, mbrëmjen e të shtunës. Si pasojë e rrjedhjes së gazit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Ravanusas, i cili u ka marrë jetën 7 personave dhe 2 të tjerë raportohen të zhdukur.

Punonjësit e shpëtimit në Siçili kanë gjetur katër trupa të tjerë në rrënojat e ndërtesave mëngjesin e kësaj të hëne, shkruajnë mediat vendase.

Dy persona të tjerë besohet se janë ende nën rrënojat e betonit dhe metalit të shembur, më shumë se një ditë e gjysmë pas shpërthimit. Dy gra të moshuara u shpëtuan disa orë pas shpërthimit, që sipas autoriteteve ka ndodhur nga rrjedhja e gazit sepse ata kanë gjurmuar linjën dhe ajo kishte pësuar defekt. Tre trupa u gjetën të dielën.

Punonjësit e emergjencave kanë nxjerrë trupat e një gruaje shtatzënë, burrit dhe prindërve të tij. Çifti kishte qenë për vizitë te prindërit në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, që u ka marrë dhe jetën.

Katër ndërtesa u shembën dhe shpërthimi u ndje kilometra larg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll