Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Shpërthim I FUQISHËM në stadiumin ku po mbante fjalim presidenti, ja çfarë dyshohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fuqishëm tronditi stadiumin ku presidenti i Zimbabve po i drejtohej një grupi mbështetësish në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa media shtetërore e konsideroi rastin përpjekje për vrasje.

Shpërthimi ndodhi kur Presidenti Emmerson Mnangagëa, me nofkën “Crocodile”, sapo kishte mbaruar fjalimin adresuar turmës dhe po dilte nga podiumi.

Mnangagëa u rrethua nga forcat e sigurisë në qytetin e Bulaëayo, ku ai kishte folur përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Ai më vonë bëri thirrje për unitet pavarësisht nga dallimet politike pas “këtij akti të pa kuptim dhune” dhe tha se ai nuk do të lejonte një “veprim frikacak që del në rrugën tonë ndërsa ne ecim drejt zgjedhjeve”.

Nënpresidenti i vendit Constantino Chiëenga dhe gruaja e tij pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi në stadiumin e qytetit të bardhë, tha një burim i afërt me presidentin.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img