Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, i vihet tritol një hoteli në zonën e Portit (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak momente më parë në zonën e Portit në Sarandë. Newsbomb.al mëson se i është vënë tritol një hoteli në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, “Yacht Hotel”, i cili ishte në prag të inagurimit.

Forca të shumta policie kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë krijuar një perimetër sigurie në zonë. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, por vetëm për dëme të vogla materiale të krijuara nga forca e shpërthimit.

“Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia. Burimet bëjnë me dije se lënda plasëse është i është vendosur “Yacht Hotel”.

Kjo është hera e dytë që bizneseve në pronësi të shtetasit me inicialet M.M i vihet tritol, shkruan newsbomb.al. Një vit më parë, këtij personi i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Aluiznit, i është vendosur lëndë plasëse tritol.

Ekspertët e forcave xheniere kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë te autorët. Edhe ngjarja e ndodhur një vit më parë, sulmi me tritol ndaj bizneseve të shtetasit me inicialet M.M, nuk është zbardhur dhe para drejtësisë nuk ka dalë asnjë person si autor.

Më shumë




spot_img








spot_img