
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në ish-zonën e Metalurgjikut në Elbasanit. Burime për mediat bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i madh, sa është dëgjuar në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Si pasojë flakët e zjarrit kanë rënë në ambientet e jashtme në fabrikën e Çelikut “Kurum”, ndërkohë fatmirësisht nuk ka punëtorë të lënduar. Burime pranë policisë kanë bërë me dije se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije të krijuar nga fërkimi i mbetjeve metalike.
Policia, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” po punojnë për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve, ndërkohë grupit hetimor është duke vijuar punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.
Ka qenë gazetari dhe analisti, Mentor Kikia, i cili në llogarinë e tij në "Facebook", ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe ka shkruar: Mali me hekurishte, ku ka edhe shumë makina të vjetra, me mbetje vaji e karburanti, pjesë plastike e tapiceri, është ndezur si të ishte një turre drush.