Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Ksamil, Policia: Ka plasur bombula e gazit, është karburant

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm në Ksamil, Policia: Ka plasur bombula e

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shëprthimit të një bombule gazi në një pikë karburanti në Ksamil. Sipas policisë, rreth orës 11:26 nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi në një pikë karburanti, ku ka mbetur i plagosur shtetasi F.I, 28-vjeç, i cili po kryente disa punime në karburant.

Fatmirësisht 28-vjeçari është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë  shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.