Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Shpërthim i fuqishëm në Krujë, i vihet tritoli makinës së shtetasit të akuzuar për trafik droge (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Krujës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit Lirim Tali që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë Grupi Hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se Tali është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Krujë, i vihet tritol një makine të parkuar pranë banesës, vetëm dëme materiale

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img