Të paktën dy persona u vranë dhe 12 u plagosën në një shpërthim pranë ministrisë së jashtme të Afganistanit në Kabul.
“Kemi pranuar disa pacientë,” tha Stefano Sozza, një zyrtar në organizatën joqeveritare italiane që drejton spitalin në qendër të Kabulit.
Sipas një postimi të OJQ-së në Tëitter, të paktën një fëmijë është në mesin e të plagosurve. Dy dëshmitarë i thanë Reuters se dëgjuan një shpërthim të fortë pranë zonës së mbrojtur shumë të kryeqytetit ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Kabuli dhe zona të tjera urbane të Afganistanit kanë qenë objektiv i disa sulmeve në muajt e fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.