Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e armëve në Bullgari, 3 viktima dhe 2 persona të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e armëve në

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në fabrikën e armëve Arsenal në qytetin bullgar Kazanlak. Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën tre persona, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas mediave vendase, ende nuk dihet si ka ndodhur shpërthimi ndërsa dyshohet se janë shkelur rregullat e sigurisë së punës.

“Ky është ndoshta një gabim njerëzor, sepse nëse do të plotësoheshin të gjitha kërkesat teknologjike, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha prokurori i qarkut Diço Atanasov. Prokurori i apelit saktësoi se në punishte prodhoheshin produkte që përdoreshin poër prodhimin e llojeve të ndryshme të fishekzjarreve dhe jo armatime luftarake.

Zyra Rajonale për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 11:04.

Një skuadër e specializuar kundër terrorizimit po punon për sigurimin e perimetrit dhe për të udhëhequr operacionin për pastrimin e mbetjeve, si gjetjen e dy personave që rezultojnë të zhdukur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll