Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHPËRTHIM i fuqishëm në Burrel, i vendoset tritol banesës së punonjësit të SHISH (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d1b1000526a90810ca404615644aa28a

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:00 ka shpërthyer me tritol një banesë në Burrel.

Sipas informacioneve për mediat, i është vënë tritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Burime bëjnë me dije se familjarët nuk kanë qenë në banesë gjatë momentit që ka ndodhur shpërthimi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga shpërthimi i së cilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në  banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img