Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Shpërthim i fuqishëm në Aeroportin e Kabulit, nuk dihet numri i viktimave, Pentagoni njofton Presidentin Joe Biden

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në aeroportin e Kabulit, “Hamid Karzai International Airport”, shkruan newsbomb.al. Deri tani nuk dihet numri i viktimave, ndërkohë që Pentagoni ka reaguar duke thënë se ata janë vënë në dijeni dhe konfirmojnë shpërthimin.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin viktimat janë të paqarta. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, ka thënë Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, Presidenti Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Informacionet paraprake janë se shpërthimi jashtë aeroportit në Kabul ishte në një nga portat e hyrjes dhe duket se është një sulm vetëvrasës, shkruan newsbomb.al. Pikërisht në këto porta ka pasur turma të mëdha shtetasish afganë që përpiqen të futen në aeroport për tu larguar nga Kabulit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img