Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shpërthim i fuqishëm brenda territorit rus, hidhet në erë depo gjigante e armëve, autoritetet thirrje banorëve për evakuim masiv

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm brenda territorit rus, hidhet në erë
Një tjetër depo armësh e ushtrisë ruse është shkatërruar thuajse plotësisht, këtë herë brenda territorit rus. Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Timonovo të rajonit të Belogrodot në Rusi, pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa shkaqet nuk janë bërë të ditura. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen flakët masive që vazhdojnë të digjen prej disa orësh, ndërsa banorëve u është bërë thirrje përmes mesazhit në telefon të evakuohen menjëherë. Zyrtarët rusë kanë thënë se nga shpërthimi nuk ka viktima. Kjo është depo e 6-të e madhe me municione ruse që hidhen në erë. Dy shpërthime të forta goditën pak ditë më parë Krimenë, ndërsa pamundësia e Ushtrisë ukrainase për të goditur me raketa me rreze të gjatë, ka nxitur spekulimet se shpërthimet mund të jenë kryer nga ekipe sabotatorësh, në disa raste edhe shtetas rusë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese