Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim i fortë në Tiranë, lëndë plasëse lokalit në katin e parë të pallatit

Shkruar nga Newsbomb
Lokali ku u vendos tritoli

Një shpërthim i fortë ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas burimeve, lokalit në rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" i është vendosur lëndë plasëse.

Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që shpërthimi ka alarmuar banorët, por fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rreth këtij shpërthimi në lokalin në pronësi të A.K.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll