Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim i fortë në Shkodër, hidhet në “erë” Audi te “Migjeni”

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fortë në Shkodër, hidhet në

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në një automjet tip “Audi”, i cili ishte parkuar pranë teatrit “Migjeni”.

Shpërthimi i fortë ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, dhe fatmirësisht si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve. Deri më tani, lidhur me këtë shpërthim s’ka patur një informacion zyrtar nga Policia, priten më tepër detaje në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese