Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim i fortë me Tritol në Laprakë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fortë me Tritol në Laprakë

Një shpërthim i fortë me lëndë plasëse të dyshuar tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e Laprakës. Policia e kryeqytetit bën me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha" dhe nga fuqia e shpërthimit janë shkatërruar vetratat e xhamit të një biznesi.

Lënda plasëse ka qenë në rrugë dhe nuk dihet nëse autorët e kanë lënë qëllimisht aty, apo tritoli ka qenë i montuar në pjesën e poshtme të ndonjë makine dhe fatmirësisht është shkëputur nga tronditjet.

"Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth", thuhet në njoftimin për mediat të Policisë së Tiranës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese