
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës. Si pasojë janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa dyshohet se persona të paidentifikuar kanë hedhur bombë.
Kjo është bërë me dije edhe nga pronarja e lokalit e cila ka konfirmuar thyerjen e xhamave.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM | Mitrovicë Veri 23.12.2022 – 07:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sondazh
Poll