Hapësire reklamuese

Rajoni

Shpërthim gjatë natës në Mitrovicë, dëmtohen dy makina të parkuara

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim gjatë natës në Mitrovicë, dëmtohen dy

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Mitrovicën e veriut. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka bërë me dije se si pasojë e shpërthimit dy vetura janë dëmtuar. “Ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicën Veriore ku janë dëmtuar dy vetura”, ka thënë ai.

Policia ndërkohë ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Theksojmë se shpërthimi ndodhi një ditë pas lirimit të tre policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen pakk ditë më parë nga forcat serbe në veri.

Zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e serbëve të arrestuar nga policia e Kosovës të cilët, sipas tyre janë prangosur pa asnjë provë gjyqësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese