Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Shpërtheu goma e kamionit dhe la të vdekur 23-vjeçarin, arrestohet pronari i gomisterisë në Durrës dhe procedohet shoferi i ambulancës, u vonua të shkonte në vendngjarje (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka rënë në prangat e policisë pronari i gomisterisë, ku ka humbur jetën 23-vjeçari në Durës, pasi i shpërtheu goma e kamionit dhe e la të vdekur.

Xhemal Duka ka rënë në pranga për “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në gomisterinë e tij humbi jetën Rafael Tafa.

Policia bën me dije se gjithashtu është proceduar penalisht ”, shtetasi Tiri Lemba, 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës).

Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë”, njoftimi i plotë.

Më shumë

spot_img
spot_img