Hapësire reklamuese

Bota

Shpërthen zjarri në një depo, humbin jetën 25 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen zjarri në një depo, humbin jetën 25 persona dhe

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një shpërthim të madh në një depo pranë qytetit Chittagong në Bangladesh.

Mediet e huaja shkruajnë se disa depo që përmbanin kimikate janë përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë edhe banesa që ndodheshin aty pranë.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre.

Rreth 600 njerëz punonin në depo, tha për AFP drejtori i objektit, Mujibur Rahman.

Zjarret janë të zakonshme në Bangladesh. Vitin e kaluar, të paktën 39 njerëz u vranë pasi një traget mori flakë në jug të vendit. Dhe në fillim të të njëjtit vit, të paktën 52 njerëz vdiqën në një zjarr në fabrikë në Rupganj pranë kryeqytetit, Dhaka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu