Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthen një vatër e re zjarri në Nartë, shumë pranë depozitave të naftës (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen një vatër e re zjarri në Nartë, shumë

Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në Nartë të Vlorës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një fushë me barishte të thata, ndërsa shumë pranë ndodhen edhe disa depozita nafte.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve.

Gjatë ditës së sotme në këtë zonë ka patur erë të fortë, çka ka ndikuar në përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Raportohet se cisternat janë të zbrazura.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll