Vullkani më i madh aktiv në botë, i quajtur “Mauna Loa”, ka shpërthyer këtë pasdite në ishullin e Hawaiit dhe ujërat përreth tij. Pas 40 vitesh ky është vullkani i parë me përmasa kaq të mëdha në këtë ishull.
Autoriteti i Turizmit në Haëai bëri me dije se zonat e banuara nuk janë të rrezikuara nga shpërthimi i vullkanit, por sipas tyre erërat mund të bartin hirin e mbetur në gjithë ishulin.
“Njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes duhet të qëndrojnë brenda për të shmangur thithjen e grimcave të hirit dhe kushdo tjetër jashtë, duhet të mbulojë gojën dhe hundën me një maskë. Dëmtim i mundshëm për të mbjellat dhe kafshët. Dëmtime të vogla të pajisjeve dhe infrastrukturës. Dukshmëri e reduktuar. Pastrimi i gjerë mund të jetë i nevojshëm”, paralajmëroi zyra e informacionit në Honolulu.