Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çahet tubi i gazit në një karburant, Policia bllokon urën e Shkozës dhe evakuon banorët

Shkruar nga Newsbomb
Çahet tubi i gazit në një karburant, Policia bllokon urën

Banorët e zonës në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë janë evakuuar nga Policia dhe qarkullimi në urën e Shkozës është bllokuar, për shkak të çarjes/shpërthimit të një tubi gazi në një karburant.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Për shkak të rrezikut të madh dhe për të shmangur çdo ngjarje të mundshme me pasoja, janë evakuuar banorët dhe është vendosur një perimetër i gjerë sigurie, brenda të cilit nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe as e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese